Beauty Point, Parfume

Cilat janë parfumet që bërtasin “joshëse” për ditën e Shën Valentinit?

Dita e Shën Valentinit është vetëm një javë larg dhe shumica prej nesh ende nuk kanë vendosur se çfarë të veshin apo cilat janë detajet e vogla që do të na bëjnë të ndihemi joshëse dhe të paharrueshme. Është një nga ditët më festive, pavarësisht nëse do të jetë një takim në darkë me të dashurin tuaj ose një takim gjatë ditës, ju mendoni se keni nevojë të mbani aromë të këndshme gjatë gjithë takimit. Nd mund tju sugjerojmë që t’i shtohet këtij “ekuacioni” një parfum i zjarrtë për ta bërë atë të mos e harrojë kurrë atë ditë!

Ndoshta ju dëshironi të shtoni pak gjallëri përpara se të shkoni në atë takim. Ndoshta ju dëshironi ti bëni përshtypje partnerit tuaj, ose ndoshta thjesht dëshironi të ndiheni jashtëzakonisht me vetbesim në takimin. Pikërisht atëherë do t’ju vijnë në ndihmë disa nga parfumet joshëse që Beauty Point ofron. Këto lloje të aromave kanë një sërë notash nga lulet intensive tek gourmanet e deri tek erëzat, por të gjitha kanë një gjë të përbashkët; janë absolutisht joshëse dhe të paharrueshme.

Hidhini një sy disa prej parfumeve më tërheqëse më poshtë dhe thjesht përgatituni për shumë komplimente.

 

Valentino – Born in Roma

Si mund të ishte një Shën Valentin pa parfum e famshëm të Valentinos, Born in Roma.

Asnjëherë nuk kemi takuar një aromë të Valentino që nuk na ka pëlqyer, dhe ky parfum i cili qëndron për një kohë të gjatë nuk bën përjashtim! E frymëzuar nga stili romak dhe moda e luksit, kjo aromë me lule është përkufizimi i feminitetit modern.

Do t’ju çojë në një udhëtim me rrush të zi, vanilje të ngrohtë dhe jasemini të pasur, ekuilibri i përsosur i befasisë dhe ëmbëlsisë.

Nëse ju pëlqen të shtoni pak ëmbëlsi, kjo është për ju. Aroma përzien një treshe ekstraktesh jasemini, duke krijuar një ndjenjë luksoze lulesh ndërsa jasemini i pasur sambac përzihet me jasemin grandiflorum dhe çaj delikat jasemini.

 

Elie Saab – Le perfume

Ky parfum me lule për femra është mishërimi i elegancës. Për ditët që dëshironi të vishni fustanin tuaj më të mirë dhe një palë taka elegante, keni nevojë për një aromë që mund të kombinojë në mënyrën e duhur. Me përzierjen e këtij parfumi të jaseminit dhe luleve të portokallit, ju mund të keni takuar atë që përshtatet me karakterin tuaj.

Lulja e portokallit ka qenë prej kohësh i preferuari i parizienëve dhe ky parfum për femra Elie Saab i jep aromës një dozë shtesë elegance me esencën e mjaltit të bardhë, trëndafilit, paçulit dhe cedar. A nuk po përpiqemi të gjithë të arrijmë pamjen perfekte të vajzës në Paris?

 

YSL – Black Opium

Deri tani, ju ndoshta jeni njohur me Black Opium të YSL. Edhe nëse nuk e njihni shishen e saj të zezë vezulluese, patjetër që e keni nuhatur atë teksa keni hyrë në baret dhe restorantet më të bukura. Kjo është aroma për të bërë nënshkrimin tuaj nëse ju pëlqejnë parfumet e ëmbël për femra.

Sekreti që do ta bëjë atë të afeksionuar pas teje? Një dozë e papritur kafeje që nxit adrenalinën e përzier me vaniljen e saj të ëmbël dhe lulet e buta.

Për ata që nuk mund t’i fillojnë ditët e tyre pa një filxhan kafeje, ne kemi një ndjenjë që do të jeni po aq të fiksuar pas këtij parfumi. E krijuar për femra moderne, të guximshme dhe të egra, është e vështirë të MOS të jesh i fiksuar pas saj.

 

Mugler – Alien

Ky parfum rrezaton anën sensuale, misterioze dhe sharmante, i cili do ta bëj atë të dashurohet me “nuhatjen e parë”. 

Një aromë që rrotullohet rreth feminitetit nga simbolika pas ametistit, te notat e ngrohta të luleve, ky parfum “Alien” është thjesht sensacional.

Ky parfum tërheqës për femra mori emrin e tij për shkak të cilësisë unike, të veçantë dhe pothuajse të mbinatyrshme të feminilitetit. Spërkateni atë në pikat tuaja të pulsit për një ekuilibër tërheqës të livandës së butë, drurit kashmirani dhe amberit të bardhë. Alien nga Mugler është totalisht një botë tjetër!

Related Posts