Gjithmonë kemi ënderruar për qerpikë që na i bëjne sytë tanë të shkëlqejnë. Sytë kornizojnë fytyrën tonë dhe duke ngritur dhe errësuar qerpikët, ne jemi në gjendje të ndriçojmë fytyrën, të rinovojmë pamjen e syve tanë kur jemi të lodhur dhe t’i bëjmë sytë tanë të dallohen.
Formula e rimelit volumizuese Lash Idôle është projektuar veçanërisht për të qenë e lehtë dhe e rehatshme , ajo përmban më pak dyll se një rimel tradicionale, kështu që nuk rëndon qerpikët gjatë ditës. E përbërë nga ekstrakt çaji të bardhë, formula e lehtë e rimelit gjithashtu i bën qerpikët të ndjehen të butë dhe plot jetë.
Furça e rimelit Lash Idôle është një furçë e lakuar që përmban 360 mikro-shtiza, të cilat përfshijnë 90 madhësi unike të qimeve. Si forma e lakuar e furçës, ashtu edhe ky ndryshim i madh në qime bëjnë të mundur lyerjen e çdo qerpiku, madje edhe atyre më të vegjël dhe atyre përgjatë qepallës së poshtme, nga rrënja në majë. Lash Idôle krijon pamjen e qerpikëve të ngritur menjëherë, falë mikro-shtresave inovative, krijon volum dhe gjatësi për një efekt të ngjashëm me zgjatimin e qerpikëve. E përkryer për punë dhe për fundjavë, Lash Idôle do të bëhet një element kryesor në rutinën tuaj të grimit.