Beauty Point

TOP 5 parfumet per vitin 2022

Sapo kemi hyrë në 2023 dhe mbas një rezymeje dhe shumë diskutimesh në kompaninë tonë kemi vendosur tju tregojmë parfumet më të mira të vitit 2022. Mes një game  të madhe parfumesh ne kemi seleksionuar për ju Top5 parfumet më të pëlqyera për meshkuj dhe femra. Për këtë seleksion  ne jemi bazuar në shitjet dhe preferencat e shprehura nga klientët e shumtë që kemi pasur nderin dhe kënaqësinë të bashkëbisedojmë gjatë vitit 2022. Me pak fjale në qoftë se je akoma në dilemë për të zgjedhur një parfum për veten tuaj apo për tja dhuruar njeriut të zemrës, sepse nuk besojm në bestytnitë që parfumi është keq të dhurohet, ky artikull shkon për ty.

Top 5 po e nisim me parfumet e femrave , përvec se janë shumë të mira por kanë dhe një shije shumë të hollë dhe të detajuar kur vjen puna për zgjedhjen e parfumit, duke qënë se gjithmonë kërkojnë të vecantën dhe të ngelen të paharrueshme me aromën e tyre.

  1. YSL – Libre

Parfumi që beri bujë që mbas reklamës së Dua Lipa-s e cila është shumë e dashur për të gjithë ne, por na besoni që suksesi I këtij parfumi nuk ishte vetëm imazhi I Dua Lipes. Një parfum me bazë livandoje, tepër sensuale që bërtet lirinë. Parfumi që perfaqëson cdo femër të fortë që ska frikë të guxojë dhe të jetojë jetën pa frikë. Lulja e portokallit të Marokut  bashkuar me lavandën e Francës kanë bërë këtë parfum të vecantë. Nota kryesore e këtij parfumi është Neroli dhe esenca e mandarinës por nuk mungojnë as notat e vaniljes, ambër dhe myshkut. Në pikpamje të parë mund tju duket një kombinim I cuditshëm por  na besoni kur ju themi që ky parfum është floral dhe tepër femininë.

2. Armani – My Way
Nuk kishte si në këtë listë të mungonte gjigandi I parfumeve Armani. Ky parfum u lancua për herë të parë në vitin 2020 dhe në vitin 2021 fitoj cmimin e madhe të Marie Claire. Ky parfum është ideali për njohje të reja, për të jetuar eksperienca që do ju mbeten gjatë në memorie njësoj si era e këtij parfumi. Një buqetë me lule të bardha të mbledhura nga të gjitha anët e botës bashkuar me lulen e portokallit, tuberose, jasmine duke u lidhur me drurin dhe myshkun e bardhë. Është parfumi I kujtimeve dhe na besoni që do ju mbetet gjatë në mendje.

3. Givenchy – L’interdit Rouge
Në homazh të ngjyres emblematike të Givenchyt, brandi hodhi në treg një parfum sensual dhë të vecantë. Një aromë që nuk përafrohet me asnjë tjetër dhe që do ta njihnit edhe në gjumë dhe nuk do e ngatërronit kurrë. Notat e erzave pikante të kuqe ndihen në të gjithë notat e këtij parfumi. Jasmine, portokalli I kuq, erzat e drurit, kombinohen në mënyrë perfekte për ta bërë këtë parfum sa më të vecantë. Në qoftë se qëllimi juaj është ti bëni të gjithë të flasin për aromën tuaj atëherë ky është parfumi që keni kërkuar gjithë këto kohë.

4. Narciso Rodriguez – For Her Musc Noir Rose
Mbas suksesit të Musc Noir vjen një tjetër best seller që goditi fort në zemrat dhe mendjet e të gjithëve dhe kjo ishte Musc Noir Rose. Këtë herë duke integruar një buqetë lulesh tuberose. Rrezatimi I kësaj arome u bashkua me myshkun dhe kumbullën për një aromë më sensuale dhe intime. Ky parfum vjen po aq I ëmbël dhe frutor, përzier me vaniljen duke krijuar një varësi ndaj kësaj arome. Përvec se do të bëni cdo njeri të kthej kokën kur I kaloni pranë, mos të themi që do ju ndalojnë tju pyesin për parfumin që keni përdorur.

5. Dolce Gabbana – The One
I fundit por jo më pak I rëndësishëm është ai parfum që edhe pse vitet kalojnë kurrë nuk del nga moda dhe ja del gjithmonë të jetë ne Top5, jo vetëm tonën po të gjithë përdoruesve të parfumeve. The One është një kombinim sa floral dhe frutor duke dhënë një aromë freskie. E vecanta dhe mbase arseyja pse ky parfum është gjithmonë I preferuar është sepse sa lehtë mund të përdoret si në përditshmëri ashtu dhe në evente dhe përvec kësaj mund të jetë një aromë qe nuk njeh as stinë.

Epo kujt nuk I pëlqejnë meshkujt që vijnë erë të mirë? Që të bëni gjithmonë përshtypje me aromën tuaj të vecantë ne do ju prezantojmë Top5 e parfumeve për meshkuj që dilemat tuaja të marrin fund një herë e mire. Edhe një sekret, për këtë përzjedhje kemi marr dhe mendimet e gocave tona të bukura që na vizitojnë përherë në dyqanet tona.

1. Dolce Gabbana – King
Po po ashtu sic ka dhe emrin, ashtu të bën të ndihesh dhe ky parfum, një mbret I vërtetë I mesdheut me aromën e drurit mesdhetar, duke mishëruar shpirtin karizmatik dhe bujar, cilësi që besojmë duhet tju karakterizojë kur të zgjidhni këtë parfum. Freskia e portokallit të kuq dhe limonava të Sicilisë, gërshetohet me aromën e erzave pikante dhe drurit dhe patchoulit, zgjon burrërin në këtë parfum. Dolce Gabbana është mbajtur gjithmonë për parfumet e freskëta që snjohin stinë.

2. Armani – Strong with you
Që nga emri nuk ka nevoj për shumë koment sepse ky parfum thot vetë sa perfekt është për tja dedikuar të dashurit tuaj dhe sa potenc mban në notat e tij. Një parfum I cili që në lancimin e tij në 2019 u bë I preferuari dhe I dashur për shumë meshkuj ashtu si shumë femra për ta ndjerë tek partnerët e tyre. Notat e amberit I japin një anë më misterioze. Parfumi ‘The Stronger With You’ është imazhi i një burri çmendurisht të dashuruar që e jeton marrëdhënien e tij me zjarr dhe pasion. Ai është një njeri elegant dhe autentik që ruan identitetin e tij në të gjitha rrethanat. Edhe një sekret I vogël për ju, ky parfum egziston edhe në versionin për femra kështu që ju mund të bëheni matchy -matchy me personin e zemrës.

3. YSL – Y
Ky parfum është një provë që parfumet klasike nuk do dalin kurrë nga moda. Një parfum ideal për meshkujt që duan të jenë të suksesshëm në jete dhe të kapërcejnë cdo sfidë. Nuk kemi shumë fjalë për këtë parfum sepse burrat janë fjalë pak dhe ky parfum I përfaqëson.

4. Versace – Eros
Dashuria, pasioni, bukuria dhe dëshira janë konceptet kryesore pas aromës për meshkuj nga Versace, Eros. Ashtu si mitologjia greke dhe skulptura klasike e kanë karakterizuar botën e Versace që në fillim, kështu përsosja e trupit mashkullor evokohet me një aludim për Erosin, Zotin e Dashurisë. Versace Eros është një aromë për një burrë të fortë, pasionant, i cili është mjeshtër i vetvetes.
Eros interpreton mashkullin sublime përmes një atmosfere ndriçuese me një kombinim intensiv, të gjallë dhe me shkëlqim të gjetheve të freskëta të nenexhikut, lëvozhgës së limonit italian dhe mollës jeshile. Një sensualitet i varur i theksuar nga nota orientale, intriguese dhe mbështjellëse si fasulet tonka, amrboxan amber, lule barbarozë dhe vanilje, përzihet me një burrëri të egër të simbolizuar nga pyjet, si druri i kedrit nga Atlasi dhe Virxhinia, ndërsa vetiveri dhe myshku i lisit japin intensitet dhe fuqi.

5. Mont Blanc – Legend
Brand I famshwm dhe I dashur pwr tw gjithw meshkujt wshte Mont Blanc Legend, pavarwsisht wshtw I 5, nuk do tw thotw qw wshtw mw pak I preferuar nga klientwt tanw. Legend i dedikohet burrave frymëzues, të virtytshëm dhe me vetëbesim, të cilët janë të guximshëm, të pasionuar dhe autentikë. Aroma e tyre është delikate, por goditëse dhe mashkullore.
Aroma e mbushur me kontraste, duke kombinuar nota që ngjallin forcë dhe butësi, traditë dhe modernitet. Përbërja hapet me tone të freskëta aromatike të bergamotit, livandës, gjethes së ananasit dhe verbenës ekzotike (Litsea Cubeba). Gjithashtu, theksohet nota e myshkut (molekula evernyl) e bashkuar me barbarozën, kumarinën, mollën, trëndafilin dhe molekulën Pomarosa (nota frutash të thata). Baza përmban dru sandali, tonka dhe evernyl.