Marka italiane e modës Salvatore Ferragamo vazhdon historinë e Signorinës me aromën e re Signorina Libera, një Eau de Perfume; i ndritshëm dhe befasues i frymëzuar nga shpirti i gëzuar dhe i pavarur i gruas së re moderne.
Signorina Libera u bën thirrje të gjitha grave që të shprehin individualitetin e tyre unik, të ndjekin rrugën e tyre dhe të ken një vetbesim, përtej çdo frike apo paragjykimi, duke mbështetur njëra-tjetrën dhe duke përqafuar vlerat ngritëse të gëzimit dhe solidarizimit.
Përbërja e Signorina Libera është gustator, me lule dhe myshk. Ajo hapet me notat e dardhës, bergamotit kalabrez dhe elemit. Zemra e tij kombinon ekstraktin sensual të trëndafilit dhe nektarin delikat të kumbullës, ndërsa nota bazë e irisit italian plotësohet nga ëmbëlsia e sheqerit dhe lesh kashmirani dhe freskia e ambergris.