Ne keto dite te ftohta dimri, gjeja e fundit per te cilen duhet te shqetesoheni jane produktet qe duhet te perdorni per te patur nje fytyre te shendritshme dhe qe shkelqen. Ne Beauty Point ju do te gjeni zgjidhjen e ketij problem.
1.Produkti I pare qe ju sugjerojme eshte kremi hidratues nga Collistar, me fuqi te jashtezakonshme rigjeneruese, antioksiduese dhe detoksuese. I fokusuar per mbrojtjen e lekures dhe mbajtjen e hidratimit per 72 ore. Qe ne momentin e pare te aplikimit, ofron rehati, zbut shenjat e dehidratimit, forcon lekuren dhe e ben ate te bute dhe te shkelqyeshme. Me perdorim te rregullt, konsolidon ekuilibrin hidrolipidik te indeve te lekures, duke I bere ato me te forta dhe vitale. Eshte I pershtatshem per te gjitha llojet e lekures, madje dhe per ato te thata.
2.Produkti I dyte eshte fondotinta YSL All hours, nje nder produktet e reja , qe ka arritur te jete nder me te shiturat. Nje formule e re, e permirsuar, e perbere nga acidi hialuronik ,hidraton lekuren, e ben ate te ndihet me e lemuar dhe e bute. E papershkrueshme nga uji, nuk transferohet dhe me e rendesishmja lekura ndjehet si te mos te kesh aplikuar produkt. Nje rezultat grimi mat me shkelqim natyral I cili qendron per 24 ore, ju mund ta arrini vetem me YSL All hours.
Yves Saint Laurent Touche Eclat Concealer Pen
3.Një concealer I cili është viral në këtë periudh, i vlerësuar me çmime, nuk është vetëm një opsion i preferuar për artistët e grimit të famshëm, por edhe një top-seller i çertifikuar për të cilin përdoruesit betohen për përfitimet e tij mbresëlënëse të mbulimit, skulpturës dhe ndriçimit.
Mund të përdoret për të mbuluar gjithçka, nga rrathët e zinj dhe qeskat poshtë syve deri te hiperpigmentimi, skuqja, linjat e imëta dhe mbulimi I rrudhave. I përshkruar si një “theksues fytyre që ju jep menjëherë tetë orë gjumë bukurie me një aplikim”, formula e tij e lëngshme pretendon të jap një fytyrë që shkëlqen, të ketë një pamje butësie dhe të përsosi pamjen e lëkurës, pra të gjitha në një.
Lovely Cheek Blush – Naj Oleari
4.Lovely Cheek Blush nga Naj Oleari është produkti që ju nevojitet për të dhënë një skuqje të lehtë në faqe në këto ditë të ftohta ose ndryshe për të rikujtuar edhe njëherë skuqjen nga dielli në stinën e verës. Në qoftë se jeni gati për skuqje të ndritshme me një ndjesi të butë, të mëndafshtë, atëherë Lovely Cheek Blush nuk duhet të mungojë në kuletën tuaj të makeup-eve.
Pluhuri me aromë delikate i LOVELY CHEEK BLUSH është i pasuruar me ekstrakt lulesh porcelani me veti rigjeneruese dhe antioksiduese. Përzihet pa probleme, duke lënë një vello me ngjyrë të pastër dhe të qëndrueshme. Pas aplikimit të produktit, do të dalloni një fytyrë të freskët, me shkëlqim që zgjat gjithë ditën. Kutia kozmetike me cilësi të lartë me mbyllje magnetike dhe pasqyrë dhe furçë profesionale të përfshira, është e përkryer për rregullime të vogla kur jeni larg shtëpisë.
5.YVS Extreme Volume Mascara Lash Clash
Produkti më I ri në dyqanin tonë, I cili ka pikasur në sytë e të gjitha klienteve tona, është rimeli nga YVS Extreme Volume Mascar. Përvec një paketimi të vecantë I cili tërheq syrin, rimeli përmbanë një furcë të dyfishtë në formë konikë me një pigmënt të lartë të ngjyrës së zezë, e cila krijon një volum që zgjat deri në 24 orë. Volumi që ky rimel krijon arrin deri në një 200% ndryshim në qerpikë.
Një formulë inovative dylli vaj në ujë, e kombinuar me pigmente hiper-zezë dhe përforcues, i jep Lash Clash formulën e tij të trashë, por kremoze, për të lëshuar ndikim më të fortë me çdo aplikim.
Formula e rimelit kujdeset për qerpikët, pa aroma, është e pasuruar me ekstraktin e Iris Florentina me burim nga YSL Beauty’s Ourika Community Gardens.
6.Wonder Look Eyeshadow Palette
Në ditët më të ftohta të dimrit, ngjyrat e tokës janë ato cfarë kombinohen në mënyrë perfekte me grimin tuaj të përditshëm. Një paletë me 10 ngjyra që përmban pigmente me teksturë të ndryshme si: mat, shkëlqyes dhe saten. Një teksturë jashtëzakonisht e butë dhe kremoze, me performancë të lartë si në aspektin e aplikimit ashtu edhe në përzierjen.Lëshimi i ngjyrës është intensiv dhe i menjëhershëm, pa rënie. Përzihet lehtësisht dhe çuditërisht ngjitet dhe përdoret gjatë, për make-up perfekt që zgjat gjithë ditën.
Formula e krijuar sipas konceptit të bukurisë së pastër, e bazuar në heqjen e një numri përbërësish që nuk janë rreptësisht të nevojshëm për performancën e një produkti, duke rezultuar në një listë më të shkurtër përbërësish. Kjo paletë elegante, me një dizajn kompakt, të lehtë dhe një pasqyrë të gjerë, është e përshtatshme kur jeni në lëvizje.
7. Coco Chanel Lipstick
Të gjithë e dim që në stinën e dimrit buzët dehidratohen më shumë se në cdo periudhë tjetër. Për tu patur buzë plot jetë, shkelqim dhe të buta është e rëndësishme që ti hidratojmë me produktet duhura. Buzëkuqi nga Chanel Ultra Hydratin është produkti që të gjithe kanë nevojë në këto ditë të ftohta.
Buzëkuqi I cili vjen në ngjyra të ndryshme ka një formulë hidratuese që siguron mbulim të plotë me një fund kremoz por të lehtë. Spektri i gjallë i nuancave është frymëzuar nga artistët, miqtë e ngushtë dhe të dashuruarit e Gabrielle Chanel, të cilët e quanin atë thjesht “Coco”.
Buzëkuqet përmbajne një kompleks ekskluziv me gjalpë jojoba dhe mimozë, dyll luledielli dhe silicon I cili siguron hidratim të qëndrueshëm, shkëlqim dhe një strukturë të rehatshme dhe të butë.