Kujdesi per lekuren e fytyres, eshte nje pjese shume e rendesishme e jona ne ballafaqimin me te tjeret. Nje lekure e shendetshme garanton nje pamje estetike dhe te bukur te fytyres dhe permireson ndjeshem look-un.
Njihen disa lloje lekurash dhe secila prej tyre kerkon kujdes te vecante ne menyren se si duhet te trajtohet dhe mirembahet. Me poshte po ju nojim me disa lloje te lekures se fytyres dhe me disa keshilla per trajtimin dhe mirembatjen e saj:
Trajtimi i Lekures me Yndyre
Lekurat me yndyre jane lekurat me jetegjata, qe plaken me vonese dhe ne te cilat rrudhat shfaqen me vone. Lekurat me yndyre ndahen ne dy lloje: (I) lekure me pore te medha dhe yndyre te rrjedhshme, dhe (II) lekure me pore te vogla dhe yndyre pllake. Keto dy tipe lekurash trajtohen dhe kurohen ne menyra te ndryshme.
Lekura me pore te medha dhe yndyre te rrjedhshme eshte lloji i lekures qe kerkon perkujdesje te vecanta per parandalimin e yndyres se tepert. Parandalimi i sasise se tepert te yndyres behet me trajtime profesionale estetike te herepashershme (keshillohet shpeshtesia prej dy here ne muaj). Kjo lloj lekure krijon pika te zeza dhe akne te infektuara, ndaj keshillohet trajtim per heqjen e pikave te zeza dhe per kurimin e akneve nje here ne muaj. Keshillohen larje te shpeshta te fytyres vetem me uje (disa here ne dite) dhe perdorimi i kremrave vetem per lekurat me yndyre.
Lekura me pore te vogla dhe me yndyre pllake (qe i jep fytyres ngjyre te verdhe). Karakteristike e kesaj tip lekure eshte qe nuk kane akne te infekuara dhe kjo ben qe njerezit shpesh te mos e kuptojne qe eshte lekure me yndyre. Keto lloj lekurash shfaqin mungese hidratimi te theksuar dhe ndikohen shume nga faktoret e jashtem. Keshillohen trajtime profesionale estetike qe sherbejne per shkrirjen e pllakave te yndyres, si edhe tratjimet profesionale per heqjen e pikave te zeza. Edhe ky tip lekure kerkon larje te shpeshte me uje gjate dites, perdorimin e kremrave hidratante dite dhe nate (kremi i nates duhet te aplikohet gjate gjithe kohes ne keto lloj lekurash).
Trajtimi i Lekures se thate
Lekurat e thata kane karakteristike prirjen per te krijuar rrudha (pavaresisht nga mosha) dhe nuk kane akne dhe pucra. Duke qene se lekurat e thata pergjithesisht jane edhe te ndjeshme keshillohet qe t’i kushtohet nje vemendje e vecante kujdesit per to. Lekurat e thata dhe te ndjeshme nuk duhet te lahen me uje te nxehte apo me uje te ftohte dhe per pastrimin e tyre keshillohet te perdoren pastruesit specifike (latte dhe tonic). Nuk keshillohet qe per pastrimin e lekurave te thata te perdoret scrub i forte (me kokrriza te medha). Lekurat e thata duhet te ruhen nga ekspozimi ne diell dhe te perdorin kremera me filtra mbrojtes ndaj diellit. Per kete lloj lekure duhet te perdoren kremera ushqyes, antirrudhe dhe hidratante qe ne moshe te vogel ne menyre qe te shmanget formimi i rrudhave. Keshillohet qe lekurat e thata te trajtohen shpesh me trajtime profesionale qe nihmojne ne ushqimin dhe rritjen e elasticitetit te lekures. Nuk keshillohet perdorimi i shpeshte i fondatines ne lekurat e thata. Keshillohet konsumimi i ujit dhe frutave.
Trajtimi i Lekures me Ndjeshmeri te Larte
Lekurat me ndjeshmeri te larte duhet te ruhen shume nga dielli, duke shmangur sa munden ekspozimin ne diell dhe duke perdorur krem me filtra mbrojtes me faktor te larte. Keshillohet perdorimi i kremit antistress dhe ushqyes. Peronat qe kane lekure shume te ndjeshme keshillohet te konsumojne shume frutat dhe ujin. Fytyrat me lekure shume te ndjeshme kane kapilare dhe keshillohet trajtimi i tyre ne menyre profesionale.
Lekura ne Moshen e Adoleshences
Lekura ne moshen e adoleshences shfaqin probleme me aknet dhe pucrat per shkak te ndryshimeve hormonale qe ndodhin ne kete moshe. Lekura ne kete moshe ka nevoje te pastrohet vazhdimisht, te ushqehet dhe te kurohen problemet me aknet. Lekura ne kete moshe nuk duhet te ngacmohen nga vete personat, por duhet te trajtohet vetem ne menyre profesionale nga estetisti ne menyre qe problemet ne lekure te trajtohen deri ne masen e duhur (jo ne thellesi), pasi lekura mund te demtohet dhe te lere pasoja per gjithe jeten.
Trajtimi i rrudhave
Rrudhat e lekures shkaktohen nga shkaqe te ndryshme: trashegimia (geni), stresi, mimika e theksuar, ekspozimi ne diell (ben thellimin e rrudhes), perdorimi i produkteve jo te pershtatshme per tipin e lekures. Rrullat ne lekure kategorizohen ne pese nivele dhe cdo nivel kerkon trajtim te vecante. Pjeset me delikate per shfaqjen e rrudhave eshte zona rreth syve, qafes dhe dekolteja. Lekurat me rrudha duhet te ruhen nga ekspozimi ne diell. Trajtimi i rrudhave behet ne menyre profesionale dhe baza e trajtimit eshte masazhi profesional antirrudhe me produktet profesionale perkatese. Rrudhat e grades se pare e te dyte mund te eleminohen me trajtime estetike, ndersa per kategorite e tjera nepermjet trajtimeve estetike arrihet zvogelimi i rrudhes dhe permiresimi i ndjeshem i pamjes se lekures nga ana estetike.
Problemet e Lekures
Problemet baze qe shfaqen ne lekure jane: alergjite, aknet, demtimi nga dielli.
Alegjite e lekures
Alergjite e lekures vijne si pasoje e: perdorimit te produkteve kozmetike te gabuar (laresit, kremerat), ushqimit, diellit dhe faktoreve te tjere te jashtem. Alergjite shkaktojne carjen e lekues dhe irritim (qe shfaqet me skuqje te lekures). Si cdo alergji tjeter, edhe ne kete rast eshte shume e rendesishme qe te gjendet shkaku i alergjise dhe te evitohet. Lekurat me alergji duhet te trajtohen me trajtime profesionale per te siguruar ushqyerjen, hidratimin dhe pastrimin e lekures. Nuk keshillohet perdorimi i fondatinave dhe kremerave me filtra mbrojtes ne lekurat me alergji.
Aknet
Aknet shfaqen ne dy lloje: mund te jene te infektuara dhe qe perhapin infeksionin nen lekure (kryesisht te moshat e reja), si edhe mund te jene ne gjendje te skuqur. Aknet shkaktohen nga pluhurat, konsumimi i yndyrnave te teperta, ekspozimi ne diell, prekja e lekures me duar te papastra si edhe nga problemet hormonale. Aknet perhapen shume shpejt, ndaj keshillohet shume kujdes ne trajtimin e tyre dhe keshillohet qe trajtimet te behen nga profesioniste. Infeksionet perhapen shume kollaj kur lekura preket me duar ndaj kjo gje duhet te evitohet, keshillohet perdorimi i peshqireve individuale per personat qe kane akne.
Aknet hormonale trajtohen profesionalisht nga estetisti vetem per t’i pastruar dhe ushqyer, ndersa trajtimet e tyre ne thellesi behen nga dermatologu. Aknet jo-hormonale trajtohen plotesisht me trajtime profesionale estetike.
Djegia e lekures nga Dielli
Ekspozimi i gjate ne diell apo i pambrojtur i lekures shkakton problemet e djegies se lekures (deri ne 6 grade) qe shfaqen si: njolla kafe ne lekure, skuqje dhe irritime te lekures, plage, si edhe ne humbjen e shkelqimit te lekures (lekura duket si e pajete). Per ta evituar kete gjendje duhet te perdoren kremera ushqyes dhe me faktor mbrojtes sipas llojit te lekures, si edhe te shmanget ekspozimi i gjate ne diell. Djegia e lekures deri ne graden e trete trajtohet nga estetisti, te tjerat trajtohen nga mjeku.
Stina e ngrohte dhe me diell ndikon ne shtimin e problemeve te lekures, ndaj pikerisht ne keto stine duhet te shtohet kujdesi ndaj lekures. Stafi yne profesional eshte ne dispozicionin tuaj per te kuruar lekuren tuaj si edhe per te keshilluar dhe gjetur produktet e pershtatshme per lekuren tuaj.