POLITIKA E PRIVATËSISË

Përditësuar më 29/07/2019

Qëllimi ynë është t’u ofrojmë nivelin më të lartë të konfidencialitetit dhe sigurisë së të dhënave personale atyre që vizitojnë faqen tonë të internetit http://www.beautypoint.al.
Politika e Privatësisë (“Politika”) (bashkë me dokumentet e tjera që referohen në të) përcakton bazën mbi të cilën TILUX Shpk (“ne”, “jona”) mbledh dhe trajton të dhënat personale të përdorueseve të faqes sonë të internetit (“ju”, “përdorues”, “klient”) ose të dhënat që ju na siguroni në mënyra të tjera. Ju lutem lexoni më me kujdes parashikimet në vijim, për të kuptuar pikëpamjet dhe praktikën tonë për mbledhjen dhe trajtimin e të dhënave tuaja personale. Duke vizituar faqen tonë të internetit http://www.beautypoint.al (“faqja jonë e internetit”) ose duke pasur një llogari online tek ne, ju pranoni praktikën e përshkruar në këtë Politikë. Për qëllim të ligjit Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (“Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”), kontrolluesi i të dhënave është TILUX shpk – NUIS J81608008D me seli Rr. Mine Peza, 37, Tiranë, Shqipëri.

1. Çfarë informacioni mbledhim?
1. Ne mund të mbledhim çdo informacion të mëposhtëm (“Të Dhëna”) që ju mund të jepni vullnetarisht duke plotësuar formularët në faqen tonë të internetit, duke komunikuar me ne nëpërmjet telefonit (ne monitorojmë dhe regjistrojmë telefonatat), postë elektronike ose mënyra të tjera. Kjo përfshin informacionin e siguruar nga ju kur regjistroheni për të përdorur faqen tonë të internetit, kur regjistroheni në shërbimin tonë, kryeni veprime ose përdorni llogarinë tonë online në cilëndo mënyrë, skanoni dokumente ose transmetoni të dhëna të tjera personale si fotografi, përfshiheni në kërkimin e klientëve ose në aktivitete të ngjashme, merrni pjesë në diskutimet ose funksione të tjera në mediat sociale në faqen tonë të internetit, kur na telefononi ose kur na raportoni një problem:
1. Emri, mbiemri
2. Numri personal i identifikimit
3. Adresa e postës elektronike
4. Numri i telefonit celular
5. Adresa e deklaruar e banimit
6. Kopje të dokumentit të identifikimit personal
7. Numri i dokumentit te identifikimit personal
8. Informacion teknik- shiko më poshtë paragrafin 6. Përdorimi i skedarit cookies

2. Si e përdorim informacionin e mbledhur?
1. Ju bini dakord se të Dhënat që na siguroni do të regjistrohen në mënyrë elektronike dhe do të përdoren për qëllimet si më poshtë:
1. për të verifikuar identitetin tuaj;
2. për të vlerësuar aftësinë tuaj paguese
3. për të zbuluar dhe parandaluar çdo mashtrim, pastrim parash dhe aktivitete të tjera kriminale;
4. për t’ju kontaktuar;
5. për t’ju dërguar ofertat tona promocionale.
2. Çdo informacion i paraqitur nga një vizitor në faqen tonë të internetit ose stafit tonë, na lejon të përdorim të dhënat e përmendura për të dhënë informacion në lidhje me produktet ose shërbimet tona. Të gjitha të dhënat e siguruara nga ju, mund të përdoren për të siguruar përmbushjen e angazhimeve kontraktore të palëve. Nëse ndonjë ndryshim duhet bërë në faqen e internetit, informacioni që keni dhënë mund të përdoret për t’ju informuar për ndryshime të tilla.
3. Ne mund të përdorim të dhënat ose mund të lejojmë palët e treta për të përdorur informacionin jo në lidhje me produktin ose shërbimin të cilin ju jeni të interesuar. Çdokujt që refuzon të na japë ne, ose palëve të treta, pëlqimin e përdorimit të informacionit të tij ose saj, i jepet opsioni për të ndaluar përdorimin e të dhënave personale.

3. Ku i ruajmë të dhënat e mbledhura?
1. Ne i trajtojmë të dhënat personale dhe i ruajmë ato në serverat e menaxhuar nga ofrues të shërbimit të hostimit. Këto servera janë të vendosur në një numër të qendrave të të dhënave të sigurta në Bashkimin Evropian, ose në juridiksione të tjera që sigurojnë një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje, siç kërkohet nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (“Juridiksionet e Ruajtjes”).
2. Ne mundohemi të sigurojmë se nuk do të dërgojmë të dhënat jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes. Gjithsesi, në rrethana të jashtëzakonshme, të dhënat personale që ne kemi mbledhur prej jush, mund të transferohen dhe të ruhen në një destinacion jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes dhe të përpunuar nga personeli që vepron atje dhe punon për to.
3. Përgjithësisht ne do t’i ruajmë të dhënat personale për (5) (pesë) vjet pas përfundimit të marrëdhënies kontraktore me ju (ku përfshihet periudha e mbledhjes së detyrimit të prapambetur, nëse ka). Në rrethana të caktuara, si për shembull kërkesa rregullatore, ne do të na duhet të ruajmë të dhënat për një periudhë më të gjatë. Pas përfundimit të periudhës së ruajtjes, të dhënat personale do të shkatërrohen automatikisht nga ana e ofruesve tanë të shërbimit të hostimit.
4. Duke na siguruar të dhënat personale ju pranoni kushtet e mësipërme për transferimin ndërkombëtar, ruajtjen dhe përpunimin. Gjithsesi ne do të kujdesemi që transferimi i të dhënave jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes, do të kryhet vetëm mbi bazën e një miratimi paraprak nga Autoritetet Shqiptare sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
5. Ju mund të njiheni me vendet dhe ofruesit e shërbimit të hostimit ku Tilux shpk mban të dhëna, duke na dërguar një kërkesë sipas paragrafit 8 në vijim. Ne do ju përgjigjemi sipas detyrimeve që kemi në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

4. Si i mbrojmë të dhënat e mbledhura?
1. Ambientet e serverave tonë janë me një siguri të lartë dhe lejojnë akses për një personel të kufizuar. Çdo e dhënë do të jetë e enkriptuar në momentin e ruajtjes.
2. Nëse të dhënat janë ruajtur jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes, përpara transferimit ne verifikojmë nëse janë marrë masa të përshtatshme mbrojtje dhe do të marrim të gjitha hapat e arsyeshme për t’ju verifikuar se të dhënat tuaja trajtohen me siguri dhe në përputhje me këtë Politikë Privatësie.
3. Ne do të sigurohemi se çdo person, përfshirë edhe stafin tonë, apo stafin ofrues të pritjes, që ka akses në të dhënat personale, t’i aksesojnë ato nën rregulla strikte konfidencialiteti.
4. Kur ne ju kemi dhënë (ose ju keni zgjedhur) një fjalëkalim dhe/ose të dhëna të tjera që ju mundësojnë aksesin në llogarinë tuaj online, ose në pjesë të tjera të faqes tonë të internetit, ju jeni përgjegjës për mbajtjen në mënyrë konfidenciale të fjalëkalimit dhe/ose të këtyre të dhënave të tjera aksesi. Ne ju kërkojmë mos ta shpërndani fjalëkalimin dhe/ose të dhënat e tjera të aksesit, me asnjë njeri, përfshirë dhe pjestarët e familjes. Nëse e shpërndani fjalëkalimin dhe/ose të dhënat e tjera të aksesit me dikë tjetër, e bëni këtë në rrezikun tuaj, dhe nëse një përdorues hyn me të dhënat tuaja të identifikimit personal, çdo informacion apo transaksion që kryhet nëpërmjet llogarisë online apo faqes së internetit do të konsiderohet e bërë, ligjërisht, direkt nga ju për çdo qëllim.
5. Ne instalojmë certifikata SSL në serverat tanë. Kur ju transmetoni të dhënat në faqen e internetin krijohet një sesion i sigurt me shfletues, dhe protokolli i aplikimit (i njohur si HTTP) do të ndryshojë në HTTPs ku “s” qëndron për siguri.
6. Megjithëse ne do të bëjmë më të mirën për të mbrojtur të dhënat tuaja personale, për fat të keq, pavarësisht nga masat e mësipërme, transmetimi i informacionit nëpërmjet internetit nuk mund të jetë 100% i sigurt dhe nuk mund t’u garantojmë sigurinë e të dhënave tuaja të transmetuara, në mënyrë të veçantë kur pajisjet tuaja janë të prekura nga viruse apo software të tjera me qëllime të fshehta.
7. Sapo të kemi marrë informacionin tuaj, ne do të përdorim procedura strikte dhe masa të sigurisë për të parandaluar aksesin e paautorizuar.
8. Ju do të njoftoheni nëse të dhënat janë kompromentuar për shkak të shkeljes së sigurisë.

4. Si i përhapim të dhënat e ruajtura?
1. Ne mund t’i përhapim të dhënat e ruajtura me palët e treta, në disa raste me pëlqimin tuaj (ju lutemi të vini re se ju po jepni miratimit tuaj në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë) përfshirë:
2. me partnerët e biznesit, me palët tona financuese, me palët të cilave ju kalohen të drejta pagesë në lidhje me huatë tuaja, me furnizuesit dhe nënkontraktorët, të organizuar ose individë, për kryerjen e çdo kontrate që ne lidhim me ta ose me ju.
3. me ofruesit e shërbimeve të motorëve të kërkimit (si p.sh. google, bing etj.), të cilët na ndihmojnë në përmirësimin dhe optimizimin e faqes sonë të internetit (p.sh. vetëm informacione teknike);
4. me agjencitë referuese të kredive (si regjistri i kredive pranë Bankës së Shqipërisë) dhe me agjencitë për parandalimin e mashtrimit (si Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave));
5. nëse ne jemi të detyruar të përhapim ose t’i ndajmë të dhënat tuaja personale në mënyrë që të përmbushim ndonjë detyrim ligjor, ose për të zbatuar ndonjë marrëveshje me ju ose furnizuesit tanë, për të mbrojtur të drejtat, pasurinë, sigurinë e klientëve tanë, ose të tjerëve, duke përfshirë edhe rregullat e financimit kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit;
6. Edhe pse nuk ka gjasa, në një moment mund të dëshirojmë ta shesim ose të riorganizojmë biznesin tonë ose të transferojmë aksionet tek një partner potencial. Në këto raste, ne mund t’i transferojmë të dhënat tuaja personale një partneri potencial dhe këshilltarëve të tij nëse ata pranojnë të ruajnë konfidencialitetin, dhe t’i përdorin të dhënat vetëm për të shqyrtuar dhe/ose negociuar një transaksion të mundshëm.
7. Ne nuk do t’i shpërndajmë të dhënat tuaja me palët e treta, me qëllim të dërgimit të njoftimeve promovuese për mallrat ose shërbimet e ofruara nga palët e treta.
8. Ju mund të njiheni me palët e treta me të cilat kemi përhapur të dhënat tuaja, duke na dërguar një kërkesë sipas paragrafit 8 në vijim. Ne do ju përgjigjemi sipas detyrimeve që kemi në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
5. Përdorimi i cookies
1. Ne mund të përdorim cookies për të mbledhur informacion teknik për të dhëna të caktuara statistikore dhe përdorim të shërbimeve në faqen tonë të internetit. Informacioni teknik i mbledhur mund të përfshijë adresën e protokollit (IP) që përdoret për të lidhur kompjuterin ose pajisjen tuaj në internet, informacionin tuaj të identifikimit, llojin e shfletuesit dhe versionin, vendosjen e zonës së kohës, llojet dhe versionet e shfletuesit, sistemin operativ dhe platformën etj.
2. Në çdo rast, informacioni i përmendur nuk duhet të përmbajë informacion personal identifikues.
3. Ne mund të mbledhim informacione për përdorimin tuaj të përditshëm të internetit. Shfletuesi juaj ka mundësi të refuzojë cookies. Informacione të mëtejshme mbi cookies mund të gjenden në seksionin Politika e Cookies.
6. Lidhje me faqet e internetit të palëve të treta
1. Faqja jonë e internetit mund të përfshijë lidhje me faqet e internetit të palëve të treta. Këto faqe kanë përdorimin e tyre dhe rregullat e mbrojtjes së të dhënave personale, të cilat ju i pranoni kur vizitoni faqen përkatëse të internetit. Ne nuk jemi përgjegjës dhe nuk marrim asnjë përgjegjësi për faqet e internetit të palës së tretë.
7. Të drejtat tuaja
1. Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ju jep të drejtën, pa pagesë, të pranoni, kundërshtoni përpunimin, në rrethana të caktuara, si dhe përditësimin, korrigjimin ose ndreqjen e informacionit që ne mbajmë për ju.
2. Ju mund të ushtroni të drejta tuaja të tjera në çdo kohë duke na kontaktuar në [email protected]. Nëse keni një llogari në internet me ne dhe dëshironi të përditësoni informacionin tuaj, ju mund ta përditësoni atë direkt në profilin tuaj të llogarisë në internet.
3. Ne do të mundohemi t’i përgjigjemi kërkesave tuaja sa më shpejt që të jetë e mundur, në përputhje me kërkesat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
4. Vini re se përpunimi i disa të dhënave personale që mbajmë rreth jush është i nevojshëm për të përmbushur kontratat që mund të kemi me ju; prandaj ne nuk do të jemi në gjendje të ndalojmë përpunimin e këtyre të dhënave, derisa të ekzistojë një kontratë mes nesh. Gjithashtu, vini re se të dhënat tuaja nuk mund të fshihen përgjithmonë, nëse do të na duhet të mbajmë shënime në lidhje me marrëdhënien tonë kontraktore dhe/ose nëse na kërkohet me ligj që të mbajmë shënime për një periudhë të caktuar kohore.
8. Ndryshime në Politikën tonë të Privatësisë
1. Çdo ndryshim që mund t’i bëjmë politikës tonë të privatësisë në të ardhmen do të vendoset në faqen tonë të internetit dhe/ose do t’ju dërgohet me email apo në llogarinë tuaj online, nëse keni një të tillë.
9. Lidhja me ju
1. Pas vizitës në këtë faqe interneti dhe sigurimit të të dhënave personale dhe të kontakteve, ju pranoni të merrni ofertat tona komerciale në cilëndo nga pajisjet tuaja të komunikimit.
10. Na kontaktoni
1. Pyetjet, komentet dhe kërkesat në lidhje me këtë politikë të privatësisë janë të mirëpritura dhe duhet të adresohen në [email protected] / Telefon: 044 500 600
11. Përmbajtja e pëlqimit të Politikës së Privatësisë
1. Duke klikuar butonin Dërgo, ju konfirmoni se kushtet dhe afatet e kësaj Politike të Privatësisë (lidhjen me politikën e privatësisë) janë lexuar, kuptuar dhe pranuar prej jush, duke dhënë pëlqimin tuaj të mirë informuar për mbledhjen dhe trajtimin e të dhënave / dokumenteve sipas Politikës së Privatësisë.
12. POLITIKA E COOKIES SË BEAUTY POINT
Miratuar dhe përditësuar më 29/07/2019
Ju lutem vini re se ne përdorim cookies në faqen tonë të internetit. Cookies janë njësi informacioni që faqja jonë dërgon në shfletuesin tuaj. Pas marrjes së njësive të informatave të përmendura, shfletuesi juaj i shkruan ato në një skedar cookies, të ruajtur në pajisjen elektronike të komunikimit. Skedarët cookies u lejojnë vizitorëve të lundrojnë në faqen e internetit dhe i mundëson ofruesit të web që të personalizojë përmbajtjen e krijuar sipas nevojave të vizitorëve dhe të përmirësojë rezultatin e veprimeve të përdoruesit. Nëse funksioni i skedar cookies është i çaktivizuar në shfletuesin tënd, ne nuk jemi në gjendje të sigurojmë funksionimin e duhur të faqes së internetit http://www.beautypoint.al.
Skedarët cookies të përdorura në faqen tonë të internetit nuk mbledhin asnjë informacion personal rreth përdoruesit.
13. Si i përdorim skedarët cookies?
1. Skedarët cookies përdoren për të mbrojtur klientët tanë dhe për të parandaluar aktivitetet mashtruese. Nëse funksioni i skedarëve cookies është i palidhur, përdoruesi nuk do të jetë në gjendje të hyjë në faqen e internetit në mënyrën e duhur.
2. Ne përdorim skedarët cookies për të mbledhur të dhëna për mënyrën se si përdoruesit hyjnë në faqen tonë të internetit dhe për të analizuar lundrimin e tyre në të, kështu mund të përmirësojmë ofertën e shërbimeve tona ndaj klientit. Faqja e internetit përdor mjetin e analizës së operacionit të Google Analytics, i cili përdor skedarët cookies dhe ndihmon në analizimin e vizitorëve në faqen e internetit dhe identifikimin e problemeve në faqen e internetit. Mund të mësosh më shumë për funksionimin e këtyre skedarëve cookies në faqen e internetit të privatësisë së Google.
3. Skedarët cookies na ndihmojnë për të vlerësuar efikasitetin e reklamave dhe ofertave të vendosura në faqen e internetit http://www.beautypoint.al.
14. Si përdoren skedarët cookies në http://www.beautypoint.al?
1. Ne përdorim skedarët cookies të sesionit dhe skedarët cookies të përhershme.
2. Skedarët cookies të sesionit ose skedarët cookies të përhershme funksionojnë kur përdoruesi hyn në faqen e internetit. Skedarët cookies të sesionit ndihmojnë në faqen e internetit të http://www.beautypoint.al për të mësuar përmendësh aktivitetet e kryera nga vizitori në faqen e mëparshme duke eliminuar nevojën për të rifutur informacionin.
3. Skedarët cookies të përhershme mbeten në pajisjen elektronike të komunikimit pasi të vizitoni faqen tonë të internetit. Këto skedar cookies na ndihmojnë t’ju identifikojmë si vizitor unik (duke ruajtur këtë informacion si një numër të gjeneruar rastësisht).
15. Kontrolli dhe fshirja e skedarëve cookies
1. Nëse doni të kufizoni skedarët cookies ose t’i bllokoni ato në faqen tonë të internetit ose në ndonjë faqe tjetër, mund ta bëni këtë duke ndryshuar cilësimet e shfletuesit tuaj. Përdorni funksionin e ndihmës të shfletuesve tuaj për të mësuar më shumë rreth këtij opsioni. Ju lutem vini re se në qoftë se funksioni i skedarëve cookie është i çaktivizuar në shfletuesin tuaj, ne nuk mund të sigurojmë funksionimin e duhur të faqes së internetit http://www.beautypoint.al.
16. Përmbajtja e pëlqimit të përdorimit të Cookies
1. Ne përdorim skedarët cookies në faqen tonë të internetit për të rritur përvojën tuaj në shfletim. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë të internetit, ju pranoni politikën tonë të skedarëve cookies. Për të kuptuar më shumë për mënyrën se si i përdorim skedarët cookies, ose për të ndryshuar preferencat dhe cilësimet e shfletuesit, shikoni politikën tonë të skedarëve cookies (lidhja me Politikën e Cookies).