Beauty Point

Kujdesi për trupin tuaj

Krahë të qullosur, gjoks i rënë, lëkurë si e portokallit, vithe e kofshë me celulit: këto janë zonat më problematike të trupit femëror. Atje ku indet lëshohen më shpejt dhe më lehtë, formohen depozita të indit dhjamor. Prandaj është mirë që të mos e pakësoni kujdesin dhe të përdorni disa strategji sipas zonave përkatëse problematike.

Soja rimodelon gjirin…

Mosha, jeta sedentare dhe luhatjet e peshës janë disa prej shkaqeve kryesore që shkaktojnë zbutjen e gjoksit. Për të rifituar fortësinë, duhet bërë aktivitet fizik dhe shumë ushtrime tonifikuese, siç është ngritja e peshave të rënda. Por pas dore nuk mund të lihen as produktet kozmetike që ndikojnë pozitivisht në forcimin e gjoksit. Për shembull kremrat me ekstrakte bimore janë shumë efikase për gjoksin. Edhe maskat kanë rëndësinë e tyre. Mjaft efikase janë edhe kremrat me ekstrakte soje që i japin qëndrueshmëri lëkurës.

…dhe dekoltenë

Lëkura e pjesës së dekoltesë, duke qenë se nuk është shumë e pasur me gjëndra dhjamore, mund të duket e errët, e thatë, e mbushur plot rrudha dhe njolla kafe. Për të ndryshuar pamjen e dekoltesë, të paktën një herë në javë duhet ta masazhoni me një krem për heqjen e qelizave të vdekura, pastaj të përdorni një produkt të veçantë që është i pasur me principe aktive (vaj ulliri, vitaminë C). Kjo është një mënyrë për të mbrojtur dhe stimuluar fibrat e lëkurës, duke i dhënë kësaj të fundit një nuancë më të bukur.

Krahët mund të tonifikohen me ekstrakte soje dhe sherbele

Lëkurë dhe muskuj të butë, shumë depozita yndyre: këto janë të metat e zakonshme të një tjetër zone delikate të trupit të femrës. Bëhet fjalë për pjesën e brendshme të krahëve, që fillon të përkeqësohet sidomos pas moshës 45-vjeçare. Mjafton të thuash se nga mosha 30 vjeç e në vazhdim sasia e kolagjenit në lëkurë ulet 17% çdo dekadë. Prandaj për të mos humbur elasticitetin e lëkurës duhet të merreni me aktivitet fizik dhe të bëni ushtrime aerobike. Ekstraktet e sojës, sumbullares, sherbelës ndihmojnë në tonifikimin e lëkurës.

Kofshët dhe vithet: rimodelohen duke nxitur qarkullimin e gjakut

Mënyra e gabuar e jetesës, zakonet e këqija ushqimore, problemet me qarkullimin e gjakut janë disa prej shkaqeve të krijimit të celulitit në kofshë dhe bark. Gjëja e parë që duhet të bëni është trajtimi i lëkurës në këto zona me kremra ​​me ekstrakte ashe, dredhke dhe gështenje, duke stimuluar qarkullimin e gjakut përmes lëvizjeve rrethore nga kyçi i këmbës në ijë. Për të favorizuar dobësimin, një ose dy herë në javë përdorni alga ose baltë. Pasi t’i keni lyer këmbët me një shtresë të trashë, vishni pantallona të shkurtra sintetike, ose ato që nuk e depërtojnë ajrin dhe rrini në qetësi për 30-40 minuta. Në qoftë se problemi juaj është lëshimi i indeve, atëherë duhet ta provoni një ose dy herë në ditë me një krem forcues me vitamina C, sepse stimulojnë sintezën e kolagjenit.

Leave a Reply